Connect with us

Aktualitet

Parking ri në Durrës, hapësirë për 400 automjete

Rama: Parking ri në Durrës, hapësirë për 400 automjete! Energjia do sigurohet me panele diellore! VIDEO nga projekti 3D

DURRËS- Një Parkim Modern Multifunksional do të ndërtohet në qytetin e Durrësit.

Parkimi do të ndërtohet pranë stacionit të trenit, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin 3D.

Ky investim është i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës. Parkimi do të ketë hapësira për 400 automjete, si edhe do të këtë hapësira për shërbime dhe evente të tjera.

Një risi do të ketë ndërtimi i këtij parkimi, ku energjia elektrike do të sigurohet përmes paneleve diellore.

Postimi ne fcb i kryeministrit

MIRËMËNGJES 😊
dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e ku energjia do të sigurohet nga 1500m2 panele diellore, ju uroj një javë të mbarë🙏

 

Advertisement