Connect with us

Bota

Parlamenti britanik dënon kërcënimet e Vuçiç ndaj deputetes Kearns

Kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka dënuar kërcënimin që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, i ka bërë deputetes konservatore, Alicia Kearns.

Ai ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme”, përpjekja për të frikësuar anëtarët e parlamentit, kur ngrejnë shqetësime mbi sigurinë.

Deputeti konservator, Anthony Mangnall, ka ngritur alarmin mbi kërcënimin që e ka marrë deputetja britanike që kryeson Komitetin e Zgjedhur të Punëve të Jashtme, nga Presidenti serb Vucic.

Deputetja kishte shprehur shqetësimin se po bëhej kontrabandë e armëve nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po grumbulloheshin në kishat ortodokse serbe.

Më pas, Vuçiç kishte deklaruar se po kryenin hetime ndaj deputetes britanike, për të parë se çka bën, kush e paguan dhe pse po e vendoste Serbinë në këtë pozitë.

Advertisement