Politike
‘Partizani’/ Mbaron afati, sot në GJKKO seanca për arrestin shtëpiak të Sali Berishës
TIRANË– Edhe pse morën si provë në dorë materialet audio të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri në vendime, avokatët e Berishës nuk dorëzuan zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga çështja e zëvendësimit të masës ndaj ish-kryeministrit, në arrest shtëpie.
Sipas Gjykatës së Posaçme, deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo do të thotë se afati ligjor 3-ditor nga paraqitja e kërkesës në seancë, për depozitimin e saj është djegur tashmë, e mbetet të shihet të shtunën, nëse avokatët do të bëjnë ndonjë veprim të radhës për të zvarritur caktimin e masës arrest shtëpie ndaj Berishës, siç SPAK e kërkon.
Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, njofton GJKKO.
Ndërkohë në një reagim te tyre avokatët kërkuan sqarim se pse nga Gjykata e Posaçme nuk iu vunë në dispozicion dy vendimet e arsyetuara të gjyqtarëve që rrëzuan kërkesën e tyre për përjashtimin e Irena Gjokës në dy raste vendimi i dhënë në 26 dhjetor dhe atë të dhënë në 25 tetor 2023, kërkesa sipas avokatëve janë pranuar në gjykatë.
Një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe “ndalim komunikimi”, për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”. Ndërkohë, seanca e ditës së nesërme pritet të zhvillohet në orën 12:00.
Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.
Skadoi afati për depozitimin e kërkesës për përjashtimin e Gjokës, reagojnë avokatët e Berishës: GJKKO nuk na dha vendimin për rrëzimin e kërkesës së parë