Politike
Pas 2 orësh në SPAK, Benet Beci ‘kyç’ gojën për gazetarët
Pas dy orësh, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka dalë nga SPAK. Beci në dalje është pyetur nga gazetarët për tenderin me Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së, ndërsa ai nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës.
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.