Connect with us

Kosova

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës

•Veriu i Kosovës është liruar zyrtarisht nga barrikadat. • Mjetet e artilerisë së rëndë që ishin vendosur në fshatin Zubq në Zubin Patok janë hequr. • Gjithashtu edhe në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak është rikthyer qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve. •Në pikat e tjera kufitore nuk ka pritje të gjata, as në hyrje apo dalje të Kosovës. •I vetmi incident i shënuar ditën e sotme është sulmi ndaj një shqiptari të Kosovës në Leposaviç, të cilit i janë heur targat e makinës. •Vendimi për të larguar barrikadat është zbatuar që ditën e djeshme. •Qarkullimi i qytetarëve është kthyer në normalitet në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut. •Ndërkohë ambasadori i SHBA në Beograd ka bërë me dije se pas festave të fundvitit do të nisë puna intensive për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që të mos përsëritet një situatë e ngjashme. •Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë sot konferencën e fundvitit ku ka treguar për një bisedë që ka pasur sot me përfaqësuesit evropianë. Ai bëri të ditur se ka marrë një garanci që tashmë ata i kanë dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar.? •Barrikadat në veri të Kosovës u hoqën pasi Dejan Pantiç iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. •Tensionet në veri të Kosovës nisën pikërisht nga ky emër, pasi Policia e Kosovës e arrestoi sepse dyshohej se ka kryer sulm ndaj zyrtarëve kosovarë. Pas arrestimit të tij, në shenjë revolte më 10 dhjetor, u vunë barrikadat nga serbët.

34 MINUTA ME PARE

Tensionet/ Policia bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

barrikada

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë. Mediat kosovare raportojnë se rruga do të qëndrojë e bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se më pas rruga do të lëshohet për qarkullim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më herët njoftoi se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe në disa zona komunës të Zubin Potokut.

40 MINUTA ME PARE

Shtypi gjerman: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

Gazeta

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Në grindjen për barrikadat raundi i parë shkon për Beogradin, por Serbia nuk duhet të gëzohet shpejt”, shkruan se perëndimi e detyroi Kosovën t’i përgjigjet pakicës serbe. Por aq më shumë rritet presioni ndaj Beogradit të njohë Kosovën. “Heqja e barrikadave shenjon një ditë të mirë për popullin serb, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pala kundërshtare u detyrua të pranojë kërkesat. Por ky është një lexim dritëshkurtër, nëse e shikon konfliktin me pak distancë.

Vërtet që ndërmjetësuesit perëndimorë e vendosën nën presion të madh palën kosovare. Këtë e tregon edhe një deklaratë e përbashkët e SHBA dhe BE që përmban pika të tilla:

-Prishtina garanton që nuk do të ketë lista sekrete të arrestimeve për serbët e Kosovës.[…]

-Misioni i BE, Eulex kujdeset që ndjekja penale e pakicave (lexo-e serbëve) të jetë korrekte dhe e drejtë.

-BE dhe SHBA këmbëngulin që detyrimet e palëve nga ujdi të mëparshme të zbatohen pa vonesë. Me këtë nënkuptohet Asociacioni i Komunave Serbe, pjesërisht autonom, që Prishtina e refuzon.

Shumë vëzhgues e kritikojnë politikën e perëndimit kundrejt Serbisë si zbutëse. Dhe në të vërtetë, mundet, ashtu si bën Vuçiqi, që përfundimin e raundit të parë të krizës së fundit ta shohësh si sukses të Beogradit. Por së shpejti fillojnë negociatat serioze, ku bëhet fjalë për marrëdhënien afatgjatë mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe këtu serbët nuk i kanë kartat e mira në dorë krahasuar me kosovarët. Në tryezë qëndron një propozim, që nga Serbia të paktën kërkon njohjen faktike të shtetësisë së Kosovës.”

Ndërsa gazeta austriake “Der Standard” shkruan nën titullin “Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë. Keq për për shtetin ligjor”, se përmes mënyrës se si u zgjidh konflikti nga BE, e mira më e rëndësishme e demokracive perëndimore, shteti ligjor u bë i negociueshëm. “Është veçanërisht irrituese, që BE dhe NATO i pranuan kushtet e aktivistëve militantë, që janë nën kontrollin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe nuk kanë mandat. […]Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal: Kosova nuk mund të kujdeset që të gjithë pronarët e automjeteve të përdorin targat e parapara, dhe nuk mund të mbajë në kohën e duhur zgjedhje. Njerëz, që ilegalisht, bllokojnë trafikun nuk mund të nxirren para përgjegjësisë, dhe policia e vendit nuk mund të zbatojë monopolin e pushtetit.”

Kurse gazeta gjermane “Ludwigsburger Kreiszeitung” shkruan se heqja e barrikadave nuk e zgjidh konfliktin. “Kosova mbetet një fuçi baruti, fitili i së cilës shkurtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht është influenca e Rusisë një problem. Asgjë nuk e gëzon më shumë presidentin rus, Vladimir Putin më shumë se të destabilizojë BE. E me krahun e zgjatur të Moskës në Beograd nuk ka për të pasur një zgjidhje në plan afatshkurtër të çështjes së Kosovës.

Kurse “tagesschau” në analizën e saj me titull “Barrikadat hiqen, skepticizmi mbetet” shkruan për hapa të parë në drejtim të uljes së tensioneve, dhe se pika më e rëndësishme kufitare është hapur, por greva e policëve serbë vazhdon. Presidenti serb kur dha lajmin e heqjes së barrikadave, nuk e bëri këtë pa dramatizimin e tij karakteristik, shkruan “tagesschau”. “Jam prej më shumë se 10 vjetësh në qeveri. Kam pasur shumë momente të vështira, ku mund të shkruaja libra”,…”po këtu kisha negociata të vështira. […]”Përfaqësues të serbëve të Kosovës hoqën barrikadat, por ata tregohen edhe më tej skeptikë. Aleksandar Filipovic, një nga policët serbë në grevë dhe ish-kreu i policisë operative në veri tha se “nëse i heqim barrikadat, ata do të ndjekin si lepuj”, shkruan “tagesschau”./DW

47 MINUTA ME PARE

‘Po përballemi me një kohë të vështirë’/ Vuçiç: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

Vuçiç me Nikola Nedeljkoviç, pasi bëri 6 muaj burg në Prishtinë

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë“, tha ai.

Vuçiç tha se për të është e rëndësishme të përmbushen garancitë e bashkësisë ndërkombëtare, në bazë të të cilave serbët në veri të Kosovës i hoqën barrikadat nga pikat kufitare drejt Serbisë.

Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiç, pasi serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë.

Ai ka deklaruar se i frikësohet “papërgjegjshmërisë” së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në një takim Nikola Nedeljkoviqin nga Beogradi, i cili u lirua më 28 dhjetor, pasi kishte kaluar gjashtë muaj burgim në Prishtinë.

Nedeljkoviç u dënua me tetë muaj burgim për nxitje të urrejtjes etnike. Gjykata e Apelit në Prishtinë më pas ia uli dënimin në gjashtë muaj. Nedeljkoviç u arrestua më 28 qershor derisa serbë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë po festonin atë që njihet si Beteja e Kosovës në Gazimestan, afër Obiliqit.

Tre oficerë të Policisë së Kosovës, duke vepruar si dëshmitarë, akuzuan Nedeljkoviqin se kishte bërtitur “Vriteni Shqiptarin”, gjatë ngjarjes. Vuçiq ka deklaruar se Nedeljkoviq vetëm ka bërtitur “Serbia” dhe ka bërë një fotografi me një flamur, ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Nedeljkoviq tha se nuk urren askënd, por se e do dhe e respekton vetëm vendin e tij. Ai pranoi ofertën e Presidentit të Serbisë për t’u angazhuar në punë humanitare në kuadër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Do të isha më i lumtur nëse do të mund të ndihmoja njerëzit tanë në Kosovë dhe të bëja punë humanitare”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Nedeljkoviç do të trajtohet si person cili nuk ka kryer ndonjë vepër penale në Serbi./ REL

58 MINUTA ME PARE

Ambasadori i SHBA në Beograd: Pas festave do të nisin përpjekjet për procesin e dialogut Serbi-Kosovë

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se është e rëndësishme të mos humbasin kohë për të zgjidhur tensionet në Kosovë pas festave të fundvitit. Hill tha se mendon se pas zgjidhjes së situatës në veri do të nisin përpjekjet për hapat e nevojshëm politik në procesin e dialogut, për të ecur përpara. Në një intervistë për tv Euronews serbia, ambasadori amerikan foli për krizën aktuale në Kosovë dhe heqjen e barrikadave në veri.  Ndër të tjera ka shtuar se për këtë dialogu do të ketë përpjekje edhe nga vetë BE e SHBA.

Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë. Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar. Do të varet nga aftësitë e ndërmjetësuesit, por edhe nga vetë aftësitë e negociatorëve, të cilët duhet të mendojnë se çfarë sjell kjo krizë. Pra, të mendojnë se duke u gjendur në krizë, a do të kenë investitorë. Zakonisht investitorët nuk janë të interesuar të shkojnë në shtete ku ka kriza të përhershme” tha Hill.

Ambasadori amerikan e sheh si sinjal pozitiv njoftimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave në veri.

Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh. Ndiej se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur. Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që ata po hiqen”, tha Hill.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë sot konferencën e fundvitit ku u shpreh se kërkon që vitin e ardhëm të zbatohen garancitë e dhëna lidhur me situatën në veri të Kosovës, duke iu referuar kështu marrëveshjesn me SHBA-në dhe BE-në për të mos preceduar penalisht personat që vendosën barrikadat. Ai ka pretenduar se Prishtina po ndërton baza speciale, që sipas tij do të kërcënojë popullin serb, teksa ka kërkuar që ‘dhunuesit’ të largohen. Barrikadat në veri të Kosovës u hoqën pasi Dejan Pantiç iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Tensionet në veri të Kosovës nisën pikërisht nga ky emër, pasi Policia e Kosovës e arrestoi sepse dyshohej se ka kryer sulm ndaj zyrtarëve kosovarë. Pas arrestimit të tij, në shenjë revolte më 10 dhjetor, u vunë barrikadat nga serbët.

1 ORE ME PARE

‘Dhunuesit të qëndrojnë larg’/ Vuçiç thirrje evropianëve: Situata është më e vështirë sesa mendoni

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar sot me Nikola Nedeljkoviçin, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë dhe më pas iu referua deklaratave të Hill-it dhe Lajçakut, si dhe situatës aktuale në Kosovë e Metohi. Në konferëncën e fundvitit ai kërkoi që dhunuesit të qëndrojnë larg dhe të sillen në përputhje me atë që është premtuar dhe kanë rënë dakord, teksa u bëri thirrje evropianëve që të angazhohen, pasi situata sipas tij është e vështirë.

Kërkoj që dhunuesit të qëndrojnë larg, të sillen në përputhje me atë që është premtuar dhe rënë dakord. Të kujdeset për Axhiçin, Trajkoviçin. Axhiç është arrestuar për barrikada, prokurori kërkon vazhdimin e paraburgimit. I thirra përfaqësuesit evropianë sot në mëngjes dhe u kërkova të kujdesen, situata është shumë më e vështirë dhe më e rrezikshme se sa mendoni. Ata do të kishin pasur një fatkeqësi me NATO-n, të cilën ne arritëm ta shmangnim për momentin. Populli serb është i vendosur të mos lejojë më terrorin. I frikësohem papërgjegjshmërisë dhe autoriteteve arrogante të Prishtinës”,  theksoi presidenti gjatë fjalimit të tij publik.

Kreu i qeverisë serbe theksoi në fund të fjalimit të tij tha se do të vizitojë manastirin e Hilandarit në Krishtlindje dhe se konferencën vjetore për shtyp do ta mbajë më 4 ose 5 janar./

1 ORE ME PARE

‘Dua të plotësohen garancitë që janë dhënë’/ Vuçiç në konferencën e fundvitit: Prishtina po ndërton baza speciale

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur sot konferencën e fundvitit, ku pas përfundimit të saj ka njoftuar se do të vizitojë manastirin e Hilandarit. Ai tha se për shkak të krizës aktuale nuk ka mundur ta mbajë konferencën për media më herët.

“Diku para Krishtlindjeve, para nisjes për në Hilandar, më 4 ose 5, do të mbaj një konferencë vjetore për mediat.  Nuk mund të bëja asgjë tjetër në këtë mes të krizës, derisa të zgjidhim ose të paktën të shtyjmë problemet, jam thyer, sikur të më kishte goditur një tank. Nuk kisha forcë të mjaftueshme‘, tha Vuçiç në Presidencën e Serbisë ku priti Nikolla Nedeljkoviçin, i cili u arrestua në Gazimestan dhe tani u lirua pas gjashtë muajsh të kaluar në burg në Prishtinë.

I pyetur se çfarë pret në vitin e ardhshëm, Vuçiç u përgjigj duke vënë theksin te garancia që i ka dhënë SHBA-ja dhe BE-ja për të mos ndjekur penalisht personat që vendosën barrikadat, ndërsa akuzoi edhe Kosovën se po ndërton baza speciale për të kërcënuar popullin serb.

Për mua para së gjithash është e rëndësishme që të plotësohen gjërat nga garancitë që janë dhënë. Prishtina po ndërton baza speciale që të mund të kërcënojë popullin serb, kërkoj nga ata që të sillen në përputhje me atë që është marrë vesh”, tha Vuçiç.

Siç tha ai, mëngjesin e sotëm ka telefonuar përfaqësuesit evropianë, të cilët i ka kërkuar të kenë kujdes.

Situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë, populli serb është i vendosur të mos lejojë terrorin, kam frikë nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e Prishtinës”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se për serbët nuk ka asgjë të keqe në deklaratat e BE-së dhe SHBA-së, si dhe në deklaratat e KFOR-it dhe NATO-s.

Në letrën e NATO-s, për herë të parë kemi se nuk ka ardhje të asaj që Prishtina i quan forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa pëlqimin e NATO-s, serbëve vendas dhe Serbisë, nuk e kemi pasur kurrë më parë”,  theksoi presidenti i Serbisë.

Kreu i qeverisë serbe theksoi në fund të fjalimit të tij tha se do të vizitojë manastirin e Hilandarit në Krishtlindje dhe se konferencën vjetore për shtyp do ta mbajë më 4 ose 5 janar.

2 ORE ME PARE

Ulen tensionet në veri/ Hiqet barrikada nga fshati Zupq në Zubin Potok

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

barrikada

VLORË- Barrikada e vendosur në fshatin Zupq në Zubin Potok është larguar këtë të premte. Fshati Zupqi ndodhet përgjatë rrugës së pikës kufitare të Bërnjakut.

Sakaq, dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më herët njoftoi se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe në disa zona komunës të Zubin Potokut.

2 ORE ME PARE

Profesori amerikan: Barrikadat u hoqën për t’u vendosur sërish

 

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

profesori amerikan

 

KOSOVË-  Profesori i njohur amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë se tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer. Sipas tij, barrrikadat ajnë hequr për t’u vendosur sërish, të cilën ai e quan strategji të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç po pret një tjetër krizë në Kosovë për të përfunduar ‘lojën’ e tij.

Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiç të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij. Përderisa “loja e Vuçiçt” nuk kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin. Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, thekson Jozef, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën serbe“, tha profesori.

Sipas profesorit, Vuçiç po përdor levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën teksa manipulon SHBA-në dhe BE-në.

Barrikadat hiqen në mënyrë të tillë që të mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiç manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën“, tha profesori.

Profesori kakomentuar edhe lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiç, vendim të cilin Vuçiç e konsideroi si fitore. Por pikpyetja që ngre profesori është se kush sundon mbi ligjin. Sipas tij vendimi për të hequr barrikadat është në rregull parimisht, por nuk mund  që këto barrikada të detyrojnë të dalin mbi ligjin duke liruar ish-policin si të vetmen zgjidhje për të ulur tensionet.

Vuçiç pretendon se e ka arritur fitoren duke liruar policin Dejan Pantiç dhe se ka përmbushur premtimin se KFOR-i nuk do të lejojë policinë e Kosovës të hyjë në veri. Pse është problematike kjo? Sigurisht që është mirë që janë hequr barrikadat, por nuk është mirë që taktika të tilla shpërblehen. Pra, nëse vendosni barrikada, mund të korrni përfitime. Dhe ne të gjithë e dimë se cila është aktualisht çështja kryesore në veri të Kosovës, dhe po ashtu edhe serbët atje, duke përfshirë disa prej tyre që i takova në shtator në Prishtinë. Çështja kryesore është sundimi i ligjit në atë fushë. Prandaj, është problem edhe për serbët në veri të Kosovës, dhe jo vetëm për institucionet në Prishtinë që përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në atë rajon. Më saktësisht, lind pyetja se kush është në krye të zbatimit të ligjit”, thotë ai.

Për njëzetë ditë me radhë, trembëdhjetë barrikada të vendosura kohë pas kohe bllokuan lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri të Kosovës. Serbët filluan heqjen e tyre, vetëm pasi ish-polici serb i arrestuar për terrorizëm, Dejan Pantiç, u lirua në arrest shtëpiak.

6 ORE ME PARE

Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara, serbët nuk kanë hequr ende barrikadat

Pas 21 ditësh shuhen tensionet në veri të Kosovës, hiqen

pika kufitare

KOSOVË- Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut.

Prej 20 ditësh veriu i Kosovës ka qëndruar i bllokuar. Në pikat kufitare prezentë kanë qenë patrullat e KFOR e cila nga momenti në moment priste heqjen e barrikadave por kjo do të shkaktonte më shumë tensione mes vendeve. Vetëm ndryshimi i aktakuzës të Dejan Pantiç nga paraburgimi në arrest shtëpiak, bindi serbët që të hiqnin barrikadat të cilat kishin bllokuar prej më shumë se 3 javësh veriun e Kosovës. Mbrëmjen e 28 dhjetorit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim me kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, me pjesëtarë të komunitetit serb për të diskutuar mbi mundësinë e heqjes së barrikadave.

Vuçiç në takim hyri me idenë që do pranonte çdo përgjigje që i japin serbët, pro ose kundër heqjes së barrikadave. Pas takimit ai vednosi të njoftonte heqjen e barrikadave, të cilat nisën të zhvendoseshin nga pikat kufitare mëngjesin e djeshëm. Vuçiç theksoi se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin, prej të cilave është kërkesa për mos ndjekje penale të personave që vendosën barrikadat. Pala tjetër në Kosovë, pretendoi se vendimi për të liruar vendaklimet kufitare erdhi pas presionit dhe thirrjeve që SHBA dhe BE bëri ndaj presidentit serb.

Advertisement