Rajon
Pas 72 orësh nuk ka PUSHTIM/ Vuçiç u futet në vesh e sy serbëve për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e sotëm para opinionit tha se nuk ka zgjidhje të mirë të problemit të Kosovës për serbët dhe se kurrë nuk do të ketë dhe se serbët kanë qenë gjithmonë “populli më i vuajtur” në Kosovë.
Ai u shpreh se Serbia është në një “situatë të vështirë juridiko-politike përsa i përket Kosovës”, ndërsa ekonomikisht po përparon shumë shpejt.
“Ajo që mbetet pika jonë më e dhimbshme, nuk ka dyshim që është Kosova”, theksoi Vuçiq dhe shtoi se Kosova është fjala më e shtrenjtë për çdo serb, por edhe më e tërhequr, duke shtuar se “askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur, pavarësisht se çfarë masash propozon Serbia, përveç “një rrethi të vogël njerëzish racionalë”.
“Kosova është fjala më e shtrenjtë për çdo serb, në të njëjtën kohë edhe më e lehtë për t’u përdorur dhe shpesh me lehtësinë e padurueshme të papërgjegjshmërisë. Përdorimi dhe keqpërdorimi i saj na çoi në marrëzi, teksa çfarëdo llojë mase që të marrim, askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur, përveç për një numër të vogël njerëzish racionalë që janë të sinqertë me veten. Me çfarëdo që të propozonim, të gjithë do të ishin kundër” – deklaroi Vucic duke potencuar_
“Nuk ka asnjë mrekullibërës që mund t’ua sjellë serbëve kënaqësinë. E pranoj, që nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk do të mashtroj askënd. Masat që kemi marrë sot janë të vështira, sigurisht që nuk do të kënaqin te gjithe.
Ai kujtoi se në vitin 2006 Serbia e mirëpriti shkëputjen e Malit të Zi, që ishte kushti i fundit për të hyrë në fazën e fundit të ndarjes së Kosovës nga Serbia.“Negociatat filluan në Vjenë dhe rezultati i të gjithave ishte që Kosova të bëhej e pavarur, brenda natës. Në më pak se një vit, 85 shtete e njohën Kosovën. Deri në vitin 2013 kemi 112 shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo ishte më së shumti. Në anën tonë mbeten vetëm më të fortët në botë dhe ata që kanë të njëjtat probleme me ne”, tha ai.
Më pas, ai foli per negociatat për marrëveshjen e Brukselit.
“Që atëherë kam marrë pjesë në shumë bisedime dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë e këndshme. Por ne jemi përpjekur të themi se Serbia është për paqe dhe për dialog. Ne u përpoqëm të arrijmë paqen dhe kompromisin dhe ta zhvillojmë vendin. Ne pamë se nënshkrimi i BE-së dhe nënshkrimi i palës prishtinase nuk do të thotë asgjë për serbët në Kosove por vazhdoi dëbimi i tyre i heshtur dhe me zë të lartë. Kjo veçanërisht u theksua në epokën e fundit të Albin Kurtit dhe tani e tutje do të dëgjojmë vetëm lajme më të këqija. A e dini sa deklarata zyrtare janë botuar në perëndim për pushkatimin e fëmijëve serbë që kemi gjetur? Gjashtë, dhe 7660 për Banjskën. Kjo tregon se prindërit tanë nuk kanë lot. Ata nuk janë të interesuar për fatin e fëmijëve tanë, por e shikojnë çdo masë tonën nga perspektiva e një Kosove të pavarur”
Ai ka thënë se është krenar për atë që kanë bërë Zyra për Kosovën dhe Ministria e Punëve të Jashtme, veçanërisht ministri Marko Gjuriç dhe më pas renditi masat që ka ne plan te ndermarre¬ –
– Shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira lokale në veri të Kosovës
– Formimi i drejtorisë rajonale të veriut, ku policët në veri do të jenë serbë
– Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore
– Tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës
– Formimi urgjent, i menjëhershëm dhe përfundimtar i Unionit të Komunave Serbe