Connect with us

Bota

Pas Apple Trump ‘kërcënon’ Samsung: Do të vendosim tarifa prej 25%

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për telefonat inteligjentë të prodhuar nga gjiganti korean Samsung, pas paralajmërimeve ndaj Apple. Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se tarifa prej 25% që pritet t’i vendoset Apple do të shtrihet edhe tek prodhues të tjerë kur ajo të hyjë në fuqi. Ai u pyet nëse kjo masë do t’i jepte Samsung një avantazh në tregun amerikan.

“Nëse vendosim tarifa për Apple, ato do të zbatohen edhe për Samsung. Do të trajtohen njësoj. Nuk jam duke kërkuar marrëveshje. Kemi marrëveshjen, është në 50%,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se masat do të hyjnë në fuqi nga data 1 qershor.

Presidenti shtoi gjithashtu se është i gatshëm të vendosë tarifa deri në 50% ndaj Bashkimit Evropian nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me SHBA-në. Këto lëvizje shënojnë një tjetër fazë të tensioneve tregtare që Trump ka ndjekur edhe gjatë mandatit të tij të parë, ku shpesh përdorte tarifat si mjet presioni ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të arritur objektivat e tij ekonomikë dhe politikë.

Ai tha gjithashtu se nuk ka problem të vendosë tarifa prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

“Nuk po kërkoj një marrëveshje. E kemi dhe është në 50%”, tha Trump, duke shprehur ngurrimin e tij për të ndryshuar kursin. Kujtohet se tarifat në BE do të vendosen nga 1 qershori.

Megjithatë, ai la edhe një boshllëk për rinegocim, duke thënë se nëse dikush vjen dhe dëshiron të ndërtojë një fabrikë këtu, mund të flas për një vonesë të vogël.

Kjo u parapri nga një postim i Trump në platformën Truth Social, në të cilin ai kërcënoi Apple me një tarifë prej 25% për iPhone që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Deklarata e tij pati një ndikim të menjëhershëm në tregje, duke ulur aksionet e Apple me 2.5% në tregtimin para tregut, gjë që ndikoi negativisht edhe në kontratat e ardhshme në indekset e aksioneve amerikane.

Advertisement