Connect with us

Pinknews

Pas ardhjes së Olsit, Gjesti tërheq deklaratën ndaj Eglit: S’je e dashura ime, meriton dikë tjetër

Gjesti dhe Egli Tako duket se nuk kanë rënë dakord akoma për raportin me njëri-tjetrin.

Ata nuk janë qartësuar se si qëndrojnë në këtë marrëdhënie duke bërë lëmsh edhe fansat e publikun.

Këngëtari pejan i tha së fundmi banores se ka ndjenja dhe se e cilëson ‘të dashur’.

 

E në ditën e sotme (e mërkurë), i tha se nuk e meriton atë dhe se do ta gjejë lumturinë e botës te dikush tjetër.

“E meriton lumturinë e botës, e di se do ta gjesh lumturinë e botës, unë e di”, tha Gjesti.

 

Egli në anën tjetër ia ktheu: “Si ka mundësi të deklarosh një natë përpara se ti je e dashura ime dhe të nesërmen t’i thua të dashurës që do e gjesh lumturinë e botës”.

“Ti e meriton një më të mirë se unë, e meriton me qenë e lumtur. Besoj se do ta gjesh. Shumë gjëra të mira do të ndodhin”, u shpreh ai.

 

Egli ndërkaq ka deklaruar se e ka puthur edhe disa herë të tjerë poshtë jorganit.

 

 

Advertisement