Bota
Pas atentatit ndaj Trump, policia qëllon për vdekje një person pranë Konventës Republikane
Oficerët e policisë në Milwaukee të SHBA qëlluan dhe vranë një burrë pranë vendit ku u mbajt konventa kombëtare republikane të martën, thanë autoritetet dhe mediat lokale të lajmeve.
Oficerët e përfshirë në të shtënat ishin nga Columbus, Ohio, tha një deklaratë e sindikatës së policisë, duke shtuar se asnjë oficer nuk u lëndua.
Burri që u vra ishte i njohur në lagje, thanë disa dëshmitarë. Forcat e rendit kanë bllokuar disa rrugë të zonës ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se personi që u vra po konfliktohej me dikë tjetër dhe në dorë kishte një thikë.
Rreth 4,000 oficerë nga shtete dhe qytete të tjera janë në Wisconsin për konventën.
Marrëveshjet e sigurisë për konventën janë nën vëmendje që nga e shtuna, kur ish-presidentit Donald Trump, kandidati republikan për president në zgjedhjet e nëntorit, iu bë një atentat në një tubim në Pensilvani.