Connect with us

Shkrime

Pas Belerit, lironi Sali Berishën

Nga Martin Leka
Katakombet e Athinës ku prehen Platoni (Njeriu, Shpirti dhe Personaliteti), Sokrati (Njeriu i Arësyes), Aristoteli (Mendimtari i Botës Antike) dhe aradha e të shquarve helenë, do jenë dridhur keq ditën kur kryeministri grek Micotaqis priti në zyrën e tij Fredi Belerin.
Po pse?
Po si pse?!
I pari i helenëve, Micotaqis, aty ku pret edhe Biden, edhe Macron, edhe Starmer, edhe Xi, edhe Modi, edhe Scholz, edhe Zelenskin, edhe Albanese, edhe Luxon, edhe Lula da Silva, ka pritur edhe një injorant, një të dënuar që ende vuan burgun për hajdut votash dhe ish i dënuar për krime të tjera që tashme dihen. Si të ishtë ndonjë personalitet i madh, në zyrën e kryeministrit u shkrepën dhe blicet me foto zyrtare me shtrëngim duarsh. Fiks në këtë çast ra tërmet në katakombe dhe Platoni, Sokrati, Aristoteli e të tjerë të shquar grekë u tronditën nga varri: “të njëjtën nënë me këtë kemi patur ne”?!…
Ky injoranti që banon në Himarë dhe thotë se ai dhe himariotët kanë nënë Greqinë (po babën, ku?) paska thënë sot për mediat e nënës se “Himariotët duhet të kenë të drejtën e vetvendosjes”.
Ti thuash këtij injoranti irredentist, fyen edhe vetë fjalorin se ai nuk kupton nga këto. Desha ti them i lig, i poshtër, hileqar, gënjeshtar, i blerë, matrapaz, i shitur, langaraq, idiot. Por s’po ja them…
As Kim Kardashian në dasmën e Anant Ambani në Indi nuk e pati vëmendjen që pati ky tepelenasi i greqizuar sapo mbërriti në tokën helene nga burgu i Fierit. Kjo shpjegon qartë fushatën malinjë antishqiptare që ka shpërthyer në vendin fqinj, përfshirë dhe median, përveç politikës.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare, gjyqësore dhe qeveritare, jo vetëm u sollën brenda standarteve demokratike, por i tejkaluan këto standarte. Duke krijuar një precedent të ri që në jurisprudencën shqiptare apo në rregullat për të burgosit. Leja shpërblyese që bëri të mundur ikjen e Belerit nga Tirana në Athinë, nga Athina në Strasburg dhe anasjelltas është një rast i paprecedent.
Për analogji apo politikë penale, unë mendoj të lirohet edhe Sali Berisha nga arresti shtëpiak. Më së pakti, nisur nga ky rast, ti jepet leje të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Personalisht, dëgjoj më me interes Saliun se sa Gaz Bardhin. 100 herë!
Advertisement