Pinknews
Pas daljes, Kiara ka një porosi për Luizin
Kiara Tito ka qenë e emocionuar pas daljes nga Big Brother Vip Albania.
Ajo ka thënë se qëndrimi në shtëpi për mbi 90 ditë, ka qenë një eksperiencë magjike.
“Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”, ka thënë Kiara.
Largimi i saj ka goditur më së shumti Luizin, por ndaj tij, Kiara kishte një kërkesë.
Ajo i kërkoi të bëhet i fortë dhe të vazhdojë lojën e tij për t’u bërë fituesi i këtij Big Brotheri.
Ndërkohë, Luizi nuk ka mundur të flasë dhe ka nisur të përlotet.