Connect with us

Bota

Pas fatkeqësisë natyrore, Baba Vangës i del një tjetër parashikim tronditës

Pak kohë më parë u vërtetua se një nga parashikimet e Baba Vangës u bë realitet. Bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Azinë Juglindore dhe që u mori jetën të paktën 2700 personave. Por, nuk mbaron këtu.

Legjendës bullgare emri i vërtetë i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova i ka dalë një tjetër parashikim, që ka habitur jo pak njerëzimin me vërtetësinë e parashikimeve të saj, të cilat çdo ditë e më tepër po marrin jetë.

E quajtur ndryshe si “Nostardamusi i Ballkanit” Baba Vanga parashikoi se në vitin 2025 do të ndodhë një katastrofë ekonomike globale. Me tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump parashikimi i saj u soll në realitet.

Tarifat e vendosura nga SHBA kanë ngjallur realisht një kauzë mes fuqive të mëdha të transportit dhe tregtisë globale. Aq më tepër sa u takon tarifave të Kinës, e cila vazhdimisht është duke u hakmarrë me kundërtarifa. E që në fakt duket se po kthehet në një luftë të ftohtë tregtare. Tarifat përfshijnë shumë vende të tjera europiane, të cilat duket se kësaj here janë edhe më të bashkuara, kundra politikave të Trump.

Pas tarifave të vendosura ka pasur një ulje të inflacionit dhe ndryshime të tregut në një pjesë të vendeve. Megjithatë sipas ekspertëve pritet të ketë rritje të çmimeve të shumë produkteve që do të prekin konsumatorët në mbarë globin. Edhe pse shumë vende kanë ngritur kryet kundër politikave të Donald Trump, ky i fundit duket se nuk do t’ia dijë dhe është i vendosur në vizionin e tij

Advertisement