Connect with us

Kosova

Pas kritikave për dinarin, Kurti lavdërohet nga ndërkombëtarët për Manastirin e Deçanit

Pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi dje se ka urdhëruar Agjencionin Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, bashkësia ndërkombëtare e ka mbështetur këtë veprim, të cilën e ka kërkuar prej një kohe të gjatë.

Kjo mbështetje për Kurtin në këtë rast, vjen disa ditë pas kritikave më të ashpra se kurrë më parë që ndërkombëtarët bënë ndaj tij në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin e Kosovës.

Fillimisht do ta mbështeste i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe një gjë të tillë do bënte në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Vendimi për kalimin e pronave te Manastiri i Deçanit u përshëndet edhe nga zëri i amerikan në Kosovë, ambasadori Jeffe Hovenier.

Në këtë linjë ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, madje ai e quajti “moment historik”.

Edhe Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, këtë vendim e quajti lajm të mirë, dhe përgëzoi Kosovën për këtë “hap të madh”.

Mbështetja për këtë vendim të ekzekutivit nuk mungoi as nga Britania e Madhe. Jonathan Hargreaves, ambasadori i këtij shteti në Prishtinë, konsideroi se një akt i tillë dëshmon guxim politik.

Advertisement