Connect with us

Politike

Pas Kryesisë, PD mbledh nesër grupin parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas farsës elektorale të 11 majit.

“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD.

Ndërkohë Partia Demokratike ditën e sotme mblodhi Kryesinë  në selinë blu ku u morën tre vendime kryesore. Kryesia ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që të premten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend. Gjithashtu PD ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal.

Advertisement