Connect with us

Sport

Pas largimit nga United, Greenwood kërkohet nga Al Ettifaaq

Mason Greenwood raportohet se është objektiv i skuadrës saudite Al-Ettifaq, pas njoftimit se ai do të largohet nga Manchester United. Al-Ettifaq po mendon për transferimin e anglezit.Ata tani menaxhohen nga legjenda e Liverpool, Steven Gerrard dhe nënshkruan me ish-kapitenin e Reds, Jordan Henderson në fillim të verës.

Raportohet se 21-vjeçarit  mund t’i ofrohet një kontratë me vlerë 10 milionë në vit në Lindjen e Mesme.Sulmuesi ndaj të cilit akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli shtrëngues u hoqën në shkurt, e ka pranuar se i duhet një fillim i ri në këtë fazë të karrierës së tij.

Advertisement