Connect with us

Politike

Pas lirimit nga qelia, Salianji zbulon se po shkruan libër: Do jetë dëshmi historike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji  tregoi se pas lirimit nga burgu i Fierit ka nisur të shkruajë një libër.

Ai tha se vepra do të jetë në formën e një ditari dhe do dokumentojë eksperiencën e tij gjatë izolimit. Libri, sipas tij, do të shërbejë si dëshmi historike për një proces gjyqësor, që e cilëson të manipuluar.

Salianji u shpreh se përmes këtij rrëfimi synon të japë një mesazh për qëndresë dhe për nevojën e ndryshimit.

Ervin Salianji: Po shkruaj një libër për jetën time në burg. Do jetë tip ditari, për të dokumentuar të plotë atë që më ndodhi. Do jetë libër që do shuajë kureshtjen e njerëzve për dënimin e një personi që nga parlamenti shkon në qeli për shkak të një dënimi politik.

 

 

Në libër do të jenë edhe rrethanat si ndodhi ngjarja, por edhe dëshmi historike, e dokumentuar, të një procesi të manipuluar. Mesazhi që dua të jap është që duhet të rezistojmë që të bëjmë ndryshimin. Në burg shpeshtova pirjen e duhanit, kam lexuar pafundësisht.Nuk kam pasur lëvizje shumë dhe bëra aktivitet fizik. Kam dashur të jem mirë në imazh edhe në burg, për të mos u treguar i dobët përballë regjimit. Do ketë detaje, që nuk janë thënë e nuk njihen nga publiku për jetesën brenda burgut.

Advertisement