Connect with us

Politike

Pas luftës, merremi me Kosovën

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, më rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij për Kosovën.

Ai tha se çështja e pozicionit të Ukrainës karshi pavarësisë së Kosovës do diskutohet menjëherë pasi të përfundojë lufta me Rusinë.

“Ne e njohim këtë çështje, e njohim situatën, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga ky zjarr dhe pasi të fitojmë, le t’i kthehemi temës së Kosovës”, – ka thënë Shkurov.

Diplomati ukrainas vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe Kosovës për ndihmën e dhënë deri më tani për popullin ukrainas, si edhe  u shpreh besimplotë se shumë shpejt të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia do të çlirohen.

Advertisement