Connect with us

Bota

Pas Luvrit, urdhër evakuimi edhe në Versajë për kërcënim me bombë

24 orë pas sulmit të djeshëm me thikë nga një i ri islamik në një shkollë në qytetin Arras, Pallati i Versajës si dhe muzeu i famshëm i Luvrit morën një kërcënim me bombë dhe autoritetet franceze menjëherë morën masa.

Bëhet me dije se evakuimi i mijëra vizitorëve që ndodheshin në atë kohë brenda godinave ishte i menjëhershëm.

“Louvri ka marrë një mesazh kërcënues dhe ne kemi zgjedhur ta evakuojmë dhe ta mbyllim atë për ditën kur kryejmë kontrollet e nevojshme,” tha një zëdhënës pasi njoftoi se monumenti historik parizian po vendos një “bllokim” sot përmes platformës X.

 

Pak minuta pas orës 17:00, Pallati i Versajës u evakuua gjithashtu pas një kërcënimi për bombë, tha një burim policor.

Alarmi u ngrit pas një informacioni anonim në faqen e internetit moncommissariat.fr, tha burimi për AFP.

Versaja nuk do të rihapet për publikun sot.

 

Siç raporton gazeta “Le Figaro”, qeveria mobilizoi trupat elitare Sentinel, një ditë pas sulmit të përgjakshëm me thikë në një shkollë të mesme në Arras, ku mësuesi Dominique Bernard mbeti i vrarë në çast dhe tre të rritur të tjerë u shtruan në spital, një prej të cilëve në gjendje e rëndë.

Ky akt u cilësua si “terrorizëm islamik” nga presidenti i Republikës së Pestë Franceze, Emmanuel Macron. Sot, Pallati Elysian njoftoi vendosjen e 7000 trupave në territorin francez .

“Këta ushtarë “do të patrullojnë deri të hënën në mbrëmje dhe deri më vonë,” sqaroi Elysee, nën frikën se konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit do të shtrihet edhe në Paris.

Sipas Luvrit, “ata që kanë rezervuar për të vizituar muzeun) gjatë ditës do të rimbursohen.

Qeveria e Francës po forcon sigurinë pasi ajo pret Kupën e Botës në Rugbi dhe në më pak se një vit, ajo do të presë Lojërat Olimpike 2024.

Advertisement