Connect with us

Pinknews

Pas ndarjes me Andin, Melisa nis një lidhje të re

Melisa Lleshi prej disa javësh tashmë i është bashkuar spektaklit të kërcimit “Dance Albania”.

Që në hyrje ajo ka arritur të bëjë bujë, pasi shpesh herë nuk kalon pa u ngacmuar për jetën private.

Pak kohë më parë ajo i ka dhënë fund lidhjes më ish-konkurentin e “Përputhen” Andi Shehu, por ata të dy ende vijojnë të komentohen.

Së fundmi Melisa ka qënë e ftuar në “Jo vetëm Modë”, ku është pyetur nëse ka nisur një romancë të re.

Moderatorja: Melisa, po përjeton një histori dashurie tani, apo është vetëm histori dashurie me televizionin?

Melisa Lleshi: Unë kam vendosur që për pjesën private timen, pjesën sentimentale dua të them as po as të them jo, thjesht jam mirë.

Edhe më herët gjatë spektaklit “Dance Albania” është pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë “ish-it”, por ajo është përgjigjur “Nuk e di për kë e ke fjalën”.

Sakaq edhe Andi ka hedhur pas lidhjen e tij me këngëtaren dhe pak kohë më parë than ë “Shqipëria LIVE”, se ka nisur një lidhje të re dashurie që nuk dëshiron ta bëjë publike

Advertisement