Connect with us

Pinknews

Pas ‘ndarjes’ nga Heidi, Romeo shihet me një ndryshim drastik në pamje (FOTO)

Romeo Veshaj ishte padiskutim një ndër banorët më të komentuar dhe më aktiv në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për më shumë se 3 muaj, i kushtoi jo pak aktorit.

Ai humbi më shumë se 10 kile nga pesha e tij trupore, e cila dukshëm u vu re në pamjen e tij — përfshirë masën muskulare apo detajet në fytyrë.

Mirëpo disa muaj nga mbarimi i programit, Romeo duket se është rikthyer fuqishëm.

Aktori ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet se ka pësuar një ndryshim për mirë në pamjen e tij, shumë më i shëndetshëm.

 

Epo ndarja (e përfolur) nga Heidi Baci duket se ka ndikuar në motivimin e aktorit.

Advertisement