Connect with us

Pinknews

Pas ndarjes u bë edhe më e nxehtë

Rina Balaj është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, e cila tashmë prej disa vitesh nuk ndalet së publikuari këngë të bukura POP.

Fillimet e karrierës së saj i nisi me rep, por pasi krijoi lidhjen e dashurisë me reperin Sin Boy (me të cilin tashmë janë ndarë), zemra e saj duket sikur u zbut, apo të jemi më të saktë, ajo hoqi dorë nga këngët “diss” me reperen Tayna dhe gjeti veten te kjo rrymë, në të cilën ka krijuar fansa besnikë dhe ka prodhuar muzikë cilësore larg vëmendjes së portaleve.

Gjithsesi, së fundmi ajo është komentuar nga mediat rozë, lidhur me ndarjen e saj me Sin Boy. Rina deklaroi se lidhja e tyre kishte përfunduar kohë më parë, por gjithçka u zbulua nga fansat kur çifti vendosën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Bukuroshja Rinë duket se ka pasur nevojë për një pushim, për t’u larguar nga gjithë këto ngjarje, e mbase për të hequr mendjen edhe nga lidhja që la pas. Nga Zanzibari i largët i Afrikës Lindore ajo ka publikuar disa foto mjaft të nxehta, ku këngëtarja duket mjaft në formë

 

Advertisement