Connect with us

Politike

Pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes, ja si paraqitet gjendja e Nanos

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë dhe se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

Mësohet se pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes është përmirësuar edhe gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

 

 

“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, njoftohet më tej.

Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vendit.

Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë./balkanweb

Advertisement