Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Pas Radoiçiç qëndron Vuçiç/ Flet deputeti serb

Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç, ka thënë se  presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, “ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit”.

Duke komentuar raportimet se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë krimineli dhe terroristi, njëherazi nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – Milan Radoijçiç, ka theksuar se pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist nuk do të ishte befasi.

“Nëse Radojiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoijçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in” – ka pohuar ai për median opozitare sebe “Nova”.

Milivojeviç ka potencuar se tanimë është e konfirmuar se kreu i Serbisë është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? – pyeti deputeti i Partisë Demokratike, duke theksuar se “Është vërtetuar se Vuçiq është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”

Advertisement