Connect with us

Rajon

Pas SHBA-së, BE i bashkohet vendosjes së sanksioneve ndaj krahut të Vuçiç

Drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) serb Aleksandar Vulin thotë se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tij, duke i ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.

“Nuk kishte asnjë polemikë mbi të vërtetën që thashë. Ata thjesht bënë disa komente për mua personalisht, zhvilluan një takim në nivelin më të lartë të ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe vendosën të më ndalojnë hyrjen në vendet e BE-së”, tha Vulin.

Në një takim të grupit të punës të Këshillit të BE-së për Partneritetin Lindor, Komisioneri i Punëve të Jashtme i Komisionit Evropian, propozoi vendosjen e sanksioneve për shkak të “veprimeve destabilizuese ruse”, shtoi ai.

Vulin gjithashtu deklaroi se ai “nuk e dinte se cili ishte rezultati i gjithë kësaj, se nuk ishte informuar, por se e dinte se çfarë propozohej”.

Kujtojmë se Vulin është nën sanksione edhe nga Shtetet e Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka deklaruar se Vulini përdori pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë.

Advertisement