Connect with us

Aktualitet

Pas temperaturave të larta, ‘çmendet’ moti/ Stuhi në Korçë, vështirësi në qarkullim

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Korçës dhe fshatrat përreth.Reshjet me intensitet të lartë shiu kanë bërë atë që ujërat të dalin mbi sipërfaqe e rrugëve në veçanti në unazën e këtij qyteti duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Në zonat periferike të qytetit të Korçës ka pasur edhe breshër por deri tani nuk janë raportuar dëme në frutikulture dhe në bimët prashitëse.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër edhe në Ersekë por dhe fshatra të Korçës, duke shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore

Advertisement