Kosova
Pas vizitës së drejtorit të CIA-s, historia për hapjen e urës në Ibër u mbyll
Hapja e urës në lumin Ibër, pas njoftimeve disajavore nga Prishtina dhe kundërshtimeve nga i gjithë Perëndimi, dukej se u bë një histori e mbyllur vetëm pasi William Burns, drejtori i CIA-s amerikane, takoi Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, tha se Amerika përdori “artileri të rëndë” me ardhjen e Burns në Ballkanin Perëndimor.
“Edhe nëse Burns do shihej ne Beograd të hante shishqebab dhe të pinte verë, e pastaj të shëtiste rrugëve të Prishtinës, mendoj se efekti do të ishte i njëjtë. Të gjithë lojtarët kryesorë në rajon heshtën dhe u bënë “mace të vogla te buta” – deklaroi Popov duke shtuar se “ka diçka që e shqetëson pas largimit të Berns”.
“Amerika sigurisht ka potencialin dhe fuqinë për të qetësuar “kriminelët” në rajon, por nuk i përdor ata. Natyrisht, Uashingtoni ka mjaft të panjohura në formën e luftës në Ukrainë dhe Izrael për të lejuar një tjetër të panjohur në ekuacion në Ballkani Perëndimor dhe nuk dëshiron që në rajon të ndodhë asgjë që do të largonte vëmendjen nga luftërat me të cilat duhet të përballet”, vlerësoi Popov, I cili beson se “Amerika nuk i ka përdorur të gjitha mjetet ndaj Vucicit dhe Kurtit”.
Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm shtoi gjithashtu se situata në lidhje me urën në Ibër është eskaluar deri në kufi.
“Kjo ishte pika e fundit kulmore, prandaj Burns duhej të reagonte dhe të vinte në Prishtinë e Beograd. Hapja e asaj ure është një rrezik i madh për sigurinë” – potencoi Popov