Aktualitet
Pas Vlorës e ka radhën Kukësi, përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve
Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Flakët kanë çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër.
Smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit, ndërsa dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë zjarrit.
Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.