Connect with us

Rajon

Pas vrasjes së policit, arrestohet blogerja e njohur serbe, çfarë e lidhte atë me Faton Hajrizin?

Ivana R., blogere e njohur në Serbi, është arrestuar si e dyshuar për ndihmë ndaj Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e policit serb. Ajo bashkë me partnerin e saj, Zoran R, u arrestuan në pjesën e Bijelinjës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç raportojnë mediat serbe, të dy këta kanë siguruar transportin për Faton Hajrizin, i cili u shpall në kërkim pasi dyshohet dhe akuzohej se kishte vrarë një efektiv policie serb.

Ndërkohë pas më shumë se 40 orësh kërkimesh ai u lokalizua dhe ekzekutua nga policia serbe.

Advertisement