Kosova
Pashai i Beogradit dhe kush i varrosi shpresat në Kosovë/ Dushan Janjiç tregon për ‘Danas’
“Ajo që po ndodh tani në Kosovë është përfundimi i Marrëveshjes së Ohrit. Është imponimi i normalitetit dhe “dashuria e detyruar” nuk mund të jetë kurrë e këndshme. Para së gjithash, nuk është e këndshme për serbët në veri të Kosovës dhe nuk mund të jetë e këndshme për askënd në Serbi që kujdeset për demokracinë dhe njëfarë respekti themelor për vlerat” – Keshtu deklaroi Dushan Janjic, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike.
Kjo, tha ai, është diçka që komuniteti serb e percepton si një poshtërim, si humbje dhe për këtë arsye në Serbi lindin zhgënjime të thella, të cilat e bëjnë të pamundur daljen e vendit nga epoka e Milloshevicit.
Janjic gjithashtu u shpreh se presidenti Aleksander Vucic nuk e njeh Kosovën, sepse po ta njihte, ideja e çmendur e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës nuk do të kishte ndodhur kurrë.
“Që në momentin kur serbët u larguan nga institucionet ishte e qartë se askush nuk do t’i mbushte më ato institucione, përveç Albin Kurtit” – deklaroi Janjic duke theksuar gjithashtu se aksioni ushtarak në Banjskë në fakt varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë.
“Sulmi në Banjskë pati elementë terroristë, që do të thotë se ka qenë i organizuar. E gjithë kjo e çoi krizën e sigurisë në pikën e vlimit, gjë që është tragjike, por edhe e mirë, sepse nuk mund të gënjejmë më duke thene se kishte njësi paraushtarake, terroriste apo fundamentalist. Ka ardhur koha e pjekjes. Kjo krizë u soll deri në pikën ku Serbia duhej të tërhiqej” – potencoi Janjic dhe theksoi se gjendja aktuale në Kosovë është një mundësi objektivisht reale e autoriteteve aktuale të Serbisë, Kosovës dhe interesave aktuale të grupit te QUINT-it per te vepruar me mend ne koke.
Ai shtoi se asociacioni i komunave serbe që nga fillimi ishte alibi politike për një projekt të keq, por tani kjo histori është rrënuar. Ata pak serbë që kanë mbetur në Kosovë duhet të negociohen ndryshe.
“Marreveshja e Ohrit që na është imponuar nuk është e keqe në thelb dhe është zgjidhja më ideale në situatën e sotme. Por për këtë duhet të punohet shumë dhe për këtë nuk janë të aftë as Vuçiqi, as Petkoviqi e as Kurti” – deklaroi kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, dhe shton se cirku që po vazhdon, ua ka pamundësuar serbëve të formojnë alternativë.
Kurti, siç u shpreh ai, Albin Kurti i përshtatet në mënyrë të përkryer “listës Srpska” që ka vdekur. Dhe fakti që Beogradi, si dhe lista Srpska, tani heshtin për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është sindroma e e cila bazohet në parimin – nuk di asgjë, nuk kam asnjë përgjegjësi”. Ajo që po ndodh tani në Kosovë paraqet, siç u shpreh Janjiq, fundin e gënjeshtrave të politikanëve serb dhe të të ashtuquajturve nacionalistë.
Çështja e statusit të Kosovës u zgjidh kur u luajt himni i parë simbolik i Kosovës në Sarajevën Lindore, ku nje sportist i Kosoves fitoi në xhudo në Kampionatin Evropian.
Sipas Janjic, i cili nuk pret shumë nga Brukseli, Ballkani do të jetë temë kryesore e tremujorit të parë të vitit të parë të qeverisë së re në SHBA.
“Duke supozuar se Donald Trump do fitoje zgjedhjet ne SHBA, do të rikthehet Marrëveshja e Uashingtonit. Asgjë tjetër nuk do të ndryshojë. Albin Kurti do te mbetet një politikan pragmatik i reciprocitetit, ashtu si edhe Vuçic” – deklaroi Janjic duke theksuar: – Tani Serbia duhet të përgatisë një ndryshim të politikës, që do të thotë se ne duhet të përshtatemi me realitetin në Kosovë”.