Connect with us

Politike

‘Pashaporta’ e vërtetë e 12 viteve narkoshtet!’/ Sali Berisha nxjerr VIDEO-n

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregon një pjesë të mirë të të gjitha të zezave që kanë përjetuar shqiptarët në këto 12 vite me Edi Ramën kryeministër dhe ardhja e momentit për ta ndëshkuar me votë në zgjedhjet e 11 majit.  

Pashaporta’ e vërtetë e 12 viteve narkoshtet!’, shkruan Berisha në Facebook.

Në këtë video tregohet se si janë rritur çmimet e ushqimeve bazë për shqiptarët gjatë këtyre 12 viteve, si janë rritur çmimet e ushqimeve bazë për shqiptarët gjatë këtyre 12 viteve, si janë rritur çmimet e energjisë elektrike dhe faturat e shërbimeve shtetërore, si është rritur çmimi i naftës në këto 12 vite, se si është rritur artificialisht çmimi i banesave nga paratë e pista që kanë mbytur tregun imobiliar, mbajtja e rrogave dhe pensioneve në vendin e fundit në rajon, apo dhe plaga më e madhe e shqiptarëve, shpopullimi masiv, ku gati mbi 1 milion shqiptarë kanë ikur nga sytë këmbët, si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe vjedhjes.

 

Advertisement