Connect with us

Kronike

Pasi dhunoi shefin e Financave, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës pëndjek punonjësit, vihet në hetim

Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës e shkarkuar dy javë më parë, është vënë në hetim nga policia. Ditën e djeshme Irini Shehu, raportohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit Rajonal të Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale “Përndjekja”. Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibë

Sherri në spital

Në debat e sipër, drejtoresha Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka qëlluar me të në fytyrë, përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt, duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi. Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.

Advertisement