Connect with us

Kronike

Pasi e droguan në klubin e natës, e përdhunuan dhe…(DETAJE)

ITALI- Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Itali. Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar me akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, teksa të rinjtë ishin në një klub nate të njohur në Vladesa nën efektin e drogës dhe alkoolit. Siç bëjnë me dije edhe hetimet lidhur me rastin, dy shqiptarët kanë përfituar nga gjendja e dehur e vajzës dhe dyshohet se e kanë përdhunuar brenda një makine, parkuar jo shumë larg hyrjes së klubit.

E mitura është dëguar pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike. Sipas mediave italiane, pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena.

Oficerët e policisë së Komisionerit të Sigurisë Publike Poggibonsi, në bashkëpunim me Policinë Postare, Skuadrën Lëvizëse të Shtabit të Policisë së Sienës dhe Njësitë e Qenve të Firences, kontrolluan shtëpitë e dy shqiptarëve në kërkim të telefonave, rrobave të veshura. Qeni i policisë ‘Eviva’ gjatë operacioneve ka gjetur edhe sasi të vogla droge në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.

Advertisement