Kosova
Pavarësia është në rrezik/ Flet politikani serb: Plani i Rusisë
Politikani serb Nenad Canak tha se Mali i zi mund të rrezikojë edhe pavarësinë. Ai u shpreh se pas zgjedhjes së qeverisë së re në Malin e Zi, vendi ndodhet mes dy rrugëve pasi qeveria e zgjedhur sipas tij është pro ruse, ndërsa vendi është pjesë e aleancës së NATO-s.
Sipas politikanit serb nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, atëherë vendi mund të rrezikonte pavarësinë.
“Ndryshimet politike në Malin e Zi janë direkte pro ruse dhe kjo është e rrezikshme sepse Mali i Zi është pjesë e aleancës së NATO-s. Vendi ose do merret nga Kremlini, ose nga shtetet e NATO-s. Nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, kjo do të krijonte shumë probleme, sepse do të ishte fundi i pavarësisë për Malin e Zi. Do të kishte rrjedhje në sistemin e inteligjencës së NATO-s ndaj tani jemi në një situatë ku nuk duhet të mbyllim sytë përpara përpjekjes së Rusisë për të dominuar në Ballkanin perëndimor që do të pasohet me instalimin e bazave ushtarake për kërcënimin e vendeve europiane” – tha politikan i serb Canak.