Kosova
Pazari i natës, telefonata me Radoiçiçin dhe buka e vjedhur për ushtarët e FSK
Politikani dhe lobisti Behgjet Pacolli, prej disa ditësh po tregon publikisht për telefonatën që ka pasur me Milan Radoiçiqin, njeriun që siguroi votën e fundit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes. Në intervista televizive dhe statuse në “Facebook”, Pacolli ka treguar fakte që e dëshmojnë një gjë të tillë.
Pretendimet e deputetit Pacolli kanë nxitur reagime të shumta në Kosove. Çuditërisht ndaj deklarimeve të tij nuk ka reaguar Presidenca. Pavarësisht interesimit të mediave, deri me tani Vjosa Osmani, nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndikimin e Listës Serbe në procesin e zgjedhjes se saj në pozitën e shefes se shtetit.
Ndaj pretendimeve nuk ka reaguar as kryeministri Albin Kurti, i cili, sipas politikanit Pacolli, ka qenë prezent kur ky I fundit ka realizuar telefonatën me Radoiçiqin për të siguruar votën e deputetit Adem Hoxha. Pohimet e tilla ekzekutivi është munduar t`i mohoi vetëm përmes zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Gjatë një interviste Pacolli ka treguar se telefonata në fjalë është realizuar pas mesnate.
“Ka qenë ora 12:30 pas mesnate dhe më kanë thirrur që të shkoj në Kuvend. Kam shkuar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Albin Kurti ka qenë ulur para meje në një kolltuk dhe në anën tjetër ka qenë Osman” – ka treguar Pacolli, duke dhënë detaje tjera.
“Kur I kam telefonuar, në momentin e parë Radojçiqi nuk ka pranuar. Pastaj u dakordua” – ka thene Pacolli.
Deklarimet e deputetit Pacoolli kanë nxitur reagime të shumta në vend.
Politologu Shkodran Ramadani ka treguar pazaret e Qeverisë Kurti me votat e deputetëve. Ai ka vlerësuar se në këtë mandat janë bërë dy pazare të pista, të cilat kanë mundësuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.
“Pazaret e pista me votat e deputeteve jane bere shume here ne kete qeveri. Per ta bere Vjosa Osmanin Presidente, kjo qeveri beri pazar me Radojçiqin per voten e Adem Hoxhes. Posti i Presidences keshtu u ndot me ngjyren e piste te dallavereve dhe sot e asaj dite kjo qeveri terheq zvarre dinjitetin e nje populli te tere ne balten e koordinimeve kriminale me terroristet dhe armiqte e Kosoves. Eshte me se e qarte se mbrapa fasades se vullnetit te popullit qendrojne orekset e tuxhareve te pangopshem qe vjedhin besimin e popullit, ujin e Kosoves, buken e ushtarit, rrymen e shtetit dhe te verteten historike te vendit tone”, ka shkruar Ramadani.