Connect with us

Politike

PD ankesë kreut të KQZ-së: S’na keni vënë në dispozicion materialet filmike për qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit lidhur me atë që ata pretendojnë për mungesë të transparencës mbi pamjet filmike dhe votës së diasporës.

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Advertisement