Connect with us

Politike

PD e pranon: Veprimet e SPAK po na konfuzojnë, s’po marrim më vesh gjë

Përfaqësuesi i PD, Andi Mustafaj, e pranon se janë të hutuar, pas veprimeve të fundit të SPAK, që ka nisur hetimet dhe ndaj Erion Veliajt.

“Veliaj është një konfuzion i përhershëm. U mbyllën hetime për 5D pa Veliajn. Ndodhemi në një situatë ku dikush pranë regjimit trajtohet në mënyrë preferenciale.

Nuk dimë çfarë ka në kokën e SPAK, po mund të analizojmë veprimet e tyre.

Vendi i Veliajt është pas hekurave dhe drejtësia të shkojnë në vendin e vet dhe në kohën e vet e të dalë para drejtësisë.

S’është hera e parë që përdoret konfuzion, s’mund të biem në kurthet e qeverisë.

Qeveria është pjesë e shumë skandaleve. Nëse drejtësia përdoret politikisht, duhet të kemi kujdes se jemi në prag zgjedhjesh.

Paraburgimi i Z. Berisha, burgosja e Salianjit dhe tentativat për Z. Këlliçi janë elementë që shqetësojnë apo kanë pasoja, gjymtim i veprimtarisë së opozitës. Beteja që kemi përpara, është ajo para regjimit.

Këto veprimet e SPAK e tërheqin vëmendjen e qytetarëve. Duhet të kihet vëmendja ndaj fushatës e nga ana tjetër të mos lihen pas, as skandalet e qeverisë dhe aferat”, tha ai.

Advertisement