Connect with us

Aktualitet

PD jashtë zgjedhjeve/ Celibashi: Një vendim shumë i vështirë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit duke thënë se nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë për ‘Kontrast’ në Report Tv, Celibashi tha se e ka paralajmëruar këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor.”

Celibashi u shpreh se nëse Basha zgjedh që të firmosë deklaratën solemne edhe në këtë moment që PD është lënë jashtë, atëherë problemi zgjidhet dhe mund të futen në zgjedhjet e 14 majit.

“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e kodit zgjedhor”, tha Celibashi.

Celibashi ka treguar zgjidhjen për një parti politike që nuk gjen dot rrugën për regjistrim në zgjedhje në rast se kryetari i një partie ndërron jetë para se të përfundonte afati.

“Ekziston zgjidhja ligjore por duhet që secili të respektojë përgjegjësitë ligjore. Më 7 mars përfundon afati për regjistrimin e partive politike. Në këtë situatë s’të pengon asgjë që sipas statutit mendon që të takon e drejta të përfaqësosh partinë në kushtet kur mungon kryetari. Të bësh aktin e kërkesës duke zënë afati dhe të rregullosh të gjithë çështjen e legjitimitetit. Ka shumë kohë. Ti sjell kërkesën për tu regjistruar. Le të mos zgjohet kryetari. Personi që sipas statuti mund të ushtrojë funksionet e kryetarit në kushtet e mungesës së kryetarit e bën deklarimin në KQZ dhe i thotë gjykatës, kryetari ndërroi jetë 1 minutë para se mbaronte afati. Ti si organ përgjegjës e paraqet kërkesën në KQZ, do vish te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do thuash këtë. Kush është personi që e pason? Është filani. Dakord bëje njoftimin për shndërrimin e jetës së kryetarit dhe statuti e zgjedh. Nëse gjykata s’bën atë që duhet të bëjë, është ajo që do vijnë të kërkojnë vajguri te dyqani ku shitet djath e domate”

Ditën e djeshme, kreu i KQZ mori vendimin përfundimtar që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, duke përdorur argumentin se nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. PD e Alibeajt e ka ankimuar në KAS vendimin e Celibashit dhe kërkesën do ta shqyrtojë relatori Koli Be

Advertisement