Kosova
PE hedh knockdown Serbinë: Finale me njohje reciproke
Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Serbia që marrëveshja me Kosovën të jetë e bazuar në njohjen reciproke në mes të dy shteteve, shkruan media serbe N1. Kjo sipas njërës nga pikat e raportit të PE-së për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Raporti bën thirrje për zbatimin e plotë, në mirëbesim dhe në kohën e duhur, të të gjitha marrëveshjeve relevante nga të dyja palët, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në këtë amendament po ashtu u bëhet thirrje të dyja palëve që të tregojnë lidership dhe të jenë të gatshme për të marrë vendimet e nevojshme që çojnë në përparimin e dialogut dhe pajtimit ndërmjet shoqërive të tyre, dhe theksohet se mjedisi aktual gjeopolitik e bën edhe më të rëndësishëm tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplota. Gjithashtu theksohet se normalizimi i marrëdhënieve është prioritet dhe parakusht për anëtarësim në BE.
Gjithashtu kujtohet se “përmbajtja nga retorika e luftës dhe një qasje agresive e politikës së jashtme ndaj vendeve fqinje është një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve rajonale”.
Ne raport thuhet edhe se “Të gjitha veprimet që kërcënojnë stabilitetin dhe vënë në pikëpyetje procesin e pajtimit, do dënohen ashpër”