Bota
PE i heq imunitetin deputetëve të dyshuar për korrupsion
Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) mbështetën sot vendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve të dyshuar për korrupsiom, me kërkesë të autoriteteve belge pas skandalit të “KatarGate”, i cilësuar si një nga skandalet më të mëdha korruptive që tronditi institucionet.
Duke miratuar propozimin e bërë më parë nga Komisioni për Çështjet Ligjore, eurodeputetët vendosën sot t’i heqin imunitetin italianit Coccolin dhe belgut Tarabella. Vendimi iu komunikua zyrtarisht dy deputetëve dhe organeve kompetente.