Aktualitet
Pedagogët protestojnë te Universiteti i Arteve
Pedagogët po zhvillojnë këtë të premte, dy ditë para se të nisë viti akademik një protestë për rritjen e pagave. Sipas tyre paga e pedagogëve është ndër më te ultat në rajon dhe se qeveria edhe pse ka këtë nivel page, ka shkurtuar buxhetin. Ajo që vihet re në protestë është fakti se pavarësisht se pedagogët i ftuan, studentët nuk janë paraqitur në protestë.
E nisim këtë forum, e protestë, për të pritur datën 17. Sindikata i punonjësve të universiteteve ka qartesuar se hallin e ka qeveria, e cila dhe pse ka nivelin meë të ulët krahasuar me Kosovën e Rajonin edhe e ka shkurtuar. Ku jemi sot me kartën e studentit? Fakt është që jo vetëm që jemi më poshtë me pagat se Kosova, por edhe nga Bosnjë Hercegovina. Kjo s’është thjesht protesta jonë, por për dinjitetin e arsimit dhe mësuesve.’- tha anëtari i sindikatës i punonjësve të universiteteve.