Aktualitet
‘Pedofil…’, Gjiko i revoltuar: Më tmerruat familjen
Reperi Asdren Gjikolli ose i njohur nga publiku si Gjiko ka bërë një reagim së fundmi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.
Ai thotë se ata persona që thonë se këngët e tij ndikojnë për keq në shoqëri, nuk kontrollojnë as fëmijët e tyre, pasi thotë se fëmijët e tyre kanë qasje në materiale pronogafike. Gjiko thotë se muzika që bëjnë është për të rritur dhe jo fëmijët.
Gjiko shkruan se i është përgojuar emri si një pedofil. Ai thotë se po pret vendimin e gjykatës teksa ka mohuar akuzat se ai ka droguar dhe abuzuar seksulaisht me një të mitur.
“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falënderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, tha ai.
“E vetmja arsye pse s’akm reaguar deri tash është sepse kam pasur frikë prej disa portaleve me ju jep material dhe ata me e shtrembëru titullin edhe me perfitu prej meje duke shpërndarë propaganda. S’kam dashur familjes sime t’i jap stres dhe ankth. Por ata ia arritën prapë, ma shqetësuan e ma tmerruan familjen me lajme fake, por qysh thotë populli, sabri e ka selametin”, tha Gjiko.
Në muajin mars të këtij viti në mediat kosovare qarkulloi një dokument nga Prokuroria e Prishtinës, ku thuhej se reperi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Referuar dokumentit, ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2015, kur këngëtari akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike, me premtimin se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote këngësh. Ndërkohë , procesi gjyqësor për këtë çështje ende vijon.