Connect with us

Sport

Penallti në çdo ndeshje për Argjentinën dhe Messin

Në gjithë historinë e Kampionateve Botërorë, asnjë ekip nuk ka marrë kaq shumë penallti sa Argjentina këtë vit.

Janë plot 4 penallti që ka fituar Argjentina, një në grup ndaj Polonisë, që u humb nga Messi, dhe pastaj në të trija ndeshjet me eleminim direkt.

Kjo ka bërë që në rrjet, të besohet ajo që përflitet prej kohësh, se FIFA ka vendosur që t’ia japë Messit me çdo kusht këtë Botëror.

Jo më kot e shpallin lojtarin më të mirë të ndeshjes përherë, madje edhe kundër Kroacisë, edhe pse sulmuesi tjetër Alvarez shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë që u shënua pikërisht nga Messi.

Dhe pikërisht, penalltia ndaj Kroacisë ka hapur shumë polemika.

Ish-futbollistët e famshëm britanikë, nga Neville, tek Keane, thonë se ajo ishte inekzistente.

Kjo, duke qenë se Alvarez e qëlloi topin dhe u përplas me portierin, duke i shkuar atij drejt.

Ja çfarë thonë ata:

Gary Neville: Nuk ka asnjë mënyrë që të jetë një penallti.

Ian Wright: Ata nuk e kontrolluan as VAR-in. Nuk e kam idenë pse. Nuk është kurrë penallti.

Roy Keane: Jam dakord me djemtë, kjo nuk është kurrë një penallti për mua.

Advertisement