Connect with us

Kronike

Pengmarrje në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË– Indrit Beqiraj, personi i cili u mor peng dy netë më parë në autostradën Durrës-Tiranë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2013, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Indriti, në atë kohë vetëm 22-vjeç u arrestua së bashku me të vëllanë, Gentjan Beqiraj.

Dy netë më parë, Beqiraj u mor peng nga persona ende të paidentifikuar. NTV.AL raportoi ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes. Ngjarja ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në momentin kur Beqiraj dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me motor. Atyre iu bë pritë nga dy mjete, personat të cilët ishin brenda i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete.

TIRANË– Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. NTV.AL  mëson se dy vëllezër Indrit dhe Gentian Beqiraj, me precedent të mëparshëm penal, të cilët po udhëtonin me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, janë dhunuar fizikisht, ndërsa një prej tyre ëhstë marrë peng.

Sipas raportimeve, një makinë u ka prerë rrugën, dhe në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me to.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Lajm në përditësim….

NTV.AL mëson detaje të reja nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës. Më herët gazetari Leonidha Musai raportoi se rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.Beqiraj në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.Beqiraj dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

 

Advertisement