Connect with us

Aktualitet

Pensionistët harron nga qeveria: Ngrohja kthehet në luks, mbulohemi me batanije

Këto ditë të ftohta dimri, kryefjala në çdo familje shqiptare është ngrohja por shtresat më delikate të shoqërisë ndihen të braktisur nga qeveria Rama.

Që nga ngrohja në diell e deri tek shishet me ujë të ngrohtë nën shtrat, kjo është “zgjidhja” nga halli e mijra familje pensionistash me qëllim për të kursyer energjinë elektrike.

“Me dru. Edhe ato do i fusim me kursim të madh, se mbarojnë shumë shpejt ato, se i thonë 80 mijë lekë 1 metër dru”, thotë një qytetar.

Ku ja dalim dot ne ta lëmë 2 orë në ditë ne atë. Vetëm kur hamë bukë e ndezim, pastaj në batanije e bidonin tek këmbët”, shprehet një e moshuar.

Pavarësisht mënyrave të ndryshme, që zgjedhin për t’i bërë ballë të ftohtit në banesat e tyre, e përbashkët mbetet vetëm një gjë: Pakënaqësia për shpenzimet e larta.

“Duke mos gatuar, se gatuaj me gaz, më shkon fatura 70 mijë”, thotë një grua.

“Unë harxhoj mesatarisht 100 mijë lekë, në verë më pak, por në dimër 100-120”, shprehet një qytetar.

Advertisement