Connect with us

Kosova

Për çdo ’JO’ NATO-s dhe Kosovës, Serbia në mjerim dhe primitivizëm

Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka publikuar një status në rrjetin social X, në të cilin shkurt edhe qartë tërheq vërejtjen se “Secila ‘JO’ për NATO-në, Kosovën, BE-në dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e le Serbinë në mjerim edhe primitivizëm”

Sipas tij, “Serbia duhet patjetër që të pranoj të gjitha kushtëzimet që i janë bërë nga fuqitë perëndimore nëse dëshiron që të evitohet mjerimi dhe primitivizmi i vendit”.

Teodoroviç është një ndër mbështetësit kryesor të opozitës në situatën aktuale duke potencuar se “Serbia duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës”

“Na duhet patjetër të bëhemi pjesë e NATO-së, na duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe ti vendosim sanksionet Rusisë si krejt Evropa. Republika Srpska duhet shikuar edhe trajtuar si pjesë e Bosnje- Hercegovinës unitare”  – ka shkruar Teodorović

Advertisement