Connect with us

Aktualitet

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako? Publikohet kallëzimi i banorëve

Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza vetëm për shpërdorim detyre dy herë. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Ngritja e akuzës u ngrit pas padisë që banorët e pallatit nr 8, lagjia 5 në Durrës për të cilën banorët bënë kallëzim në SPAK në shtator 2020.

Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Kanë qenë banorët e një pallati për të cilin Dako ka dhënë lejen e ndërtimit, ata që kanë denoncuar rastin në SPAK, pas dëmtimeve që pallati pësoi prej tërmetit që ra në Durrës. Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit. Banorët e akuzojnë Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës për veprat penale si: Vrasje në rrethana cilësuese, Falsifikimi i formularëve, Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre.

Avokati i Dakos mbërrin te Drejtoria e Policisë! Për

Deri më tani nuk ka asnjë detaj se si do procedohet me ndalimin e Dakos. Për vetëdorëzimin ka pasur reagime të shumta, që nga kryeministri Rama, Berisha, e deputetë të opozitës.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al

Advertisement