Connect with us

Bota

Për herë të parë pas një dekade, në Johannesburg bie dëborë

Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg, u mahnitën të hënën nga reshjet e para të borës në më shumë se një dekadë, shkruan The Guardian.

Ndërsa pjesë të Afrikës së Jugut kanë rregullisht borë mbi hemisferën jugore, Johannesburgu kishte borë për herë të parë që nga gushti 2012.

Në rrjetet sociale, banorët e Johanesburgut e përshkruan borën si “magji të pastër”, një “fillim të mrekullueshëm të javës” e të tjera. Profesorja e gjeografisë në Universitetin e Witwatersrand, Jennifer Fitchett, ka thënë se bora nuk kishte gjasa të zgjaste dhe ishte shkaktuar nga rritja e lagështisë, temperaturat e ftohta dhe era e ftohtë.

“Kjo ndodh një herë në 10 vjet apo më shumë. Ne nuk jemi një zonë që ka shumë reshje bore dhe kjo është pjesërisht sepse në dimër kemi kushte të thata”, ka thënë ajo. Bora bie në Johanesburg një herë në pesë vjet mesatarisht. Por aq shumë sa të hënën bie një herë në 10 deri në 20 vjet.

Advertisement