Connect with us

Aktualitet

Për Kurtin, Faton Hajrizi është “kriminel”, kurse Ivanoviçi “hero”

Në një adresim para qytetarëve në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ndonëse institucionet nuk morën përgjegjësi për arratisjen nga burgu të Faton Hajrizit i cili u vra në Serbi, bëri thirrje që ky i fundit të mos heroizohet.

Kurti tha se qytetarët duhet të mos bien pre e “euforisë së heroizimit” të Hajrizit, meqë sipas kryeqeveritarit, patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit, e jo Hajrizi.

Por, kujtojmë se dy vite më parë, Kurti kishte ngritur në piedestal politikanin serb, udhëheqësin dhe themeluesin e organizatës terroriste-kriminale “Rojat e Urës” së Ibrit, Oliver Ivanoviçin, që është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicë të Veriut.

Akuzat për krime lufte me të cilat përballej Ivanoviç u “mbuluan” në një përkujtim që kryeministri Kurti I kushtoi ish-politikanit serb në pesë-vjetorin e vrasjes së tij, ku ai e quajti e quajti atë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit, duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi”

Madje ai kerkoi që autorët e vrasjes së politikanit nga Veriu të dalin para drejtësisë, duke potencuar se eliminimi e tij ndikoi në gjithë shoqërinë, por edhe pluralizmin politik te serbët.

Kurti tha ne perkujtimore se dëshironte që Ivanoviç të kujtohej si “një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”.

Por, qëndrimi pozitiv i Kurtit në pushtet në raport me figurën e Ivanoviçit paraqiste një ndryshim rrënjësor nga vlerësimi me atë të Kurtit si opozitar.

Gjatë vitit 2015, atëkohë si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ai pati thënë se i ndjeri ishte angazhuar “për realizimin e planit hegjemonist të Serbisë – kolonizimin e Kosovës”.

Ndërkaq i gjendur në thumbin e kritikave, sivjet Kurti, duke shkruar përsëri për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç, nuk thuri lavde për të, veçse  theksoi se Ivanoviç kishte qenë aktiv gjatë viteve të luftës 98-99 dhe deri në shkurt të vitit 2000 për dëbimin e shqiptarëve nga Veriu.

Advertisement