Connect with us

Politike

Për një grusht ‘verdhushka’/ Nuk ka lidhje mandati, e vërteta e divorcit Lapaj-Shabani

Nga Endri Tafani

Nisma Thurrje ka marrë financime publike disa vjet rresht për rezultatin e saj në zgjedhjet e 2021 sepse Partitë politike që marrin mbi 0.5% të votave në rang kombëtar marrin financime publike nga buxheti i shtetit për 4.vite rresht deri në zgjedhjet e tjera të përgjithshme.

Në zgjedhjet e 2025 Nisma Thurrje nuk merr si më parë sepse Shqipëria Bëhet është zyrtarisht partia që ka konkurruar pasi koalicionet nuk njihen.

Kërkesa e Nismës Thurrje që Shqipëria Bëhet ti japë një pjese të fondeve që do marrë nga KQZ është e bazuar moralisht se kandidatët e Nismës Thurrje kanë marrë mbi 0.5% të votave ne rang kombëtar dhe nëse do konkurronin veçmas do merrnin prapë financime nga buxheti i shtetit dhe mund të vazhdonin aktivitetin politik.

Do ishte mirë që çështja e financimit pas zgjedhjeve të kishte qenë pjesë e marrëveshjes duke qenë se ligji penalizon partitë që futen në “koalicione” se vota e tyre i llogaritet partisë përfaqësuese në KQZ.

Fakti që kjo marrëveshje për financimet publike nuk është bërë dhe për më tepër as është pranuar dhe as nuk po diskutohet seriozisht e bën më tepër fajtor Shqipëria Bëhet.

Veprimet deritanishme tregojnë sikur Shqipëria Bëhet do që ta nxjerrë fare nga loja politike Nismën Thurrje, pavarësisht se prej votave të saj merr deputet në Tiranë.

Kjo sjellje është identike me mënyrën sesi partitë e vjetra e sidomos Rama e kane bere politikën deri tani.

Advertisement