Aktualitet
Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çmendura dhe histori plot emocion

Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çmendura dhe histori plot emocion, Tring sjell kanalin tuaj të preferuar, si një traditë disavjeçare e cila vazhdon me sukses.
Nga sot, Tring Family shndërrohet në Tring Summertime dhe do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës, deri më 31 gusht.
1 kanal i dedikuar, 24/7 kontent i përzgjedhur, filma të rinj çdo mbrëmje, premierat e shumëpritura të sezonit apo personazhet ikonikë, për t’u arratisur në një univers argëtimi me qindra tituj.
Komedi, fantazi, animacion dhe aventurë, romanca nën diellin përvëlues, një zhanër për preferencat e gjithsecilit, me një emërues të përbashkët, gjithçka që ndodh në verën dehëse, plot ngjyra dhe jetë.
Katalogu më i madh dhe i larmishëm për të gjithë adhuruesit e kinemasë, i gjithi në një kanal të vetëm, i disponueshëm për t’u shijuar i plotë në çdo kohë, kudo që ndodheni, përmes aplikacionit Tring OTT dhe gjithçkaje që ai ofron për të mos humbur asnjë event, si edhe në Video on Demand, në një kategori të dedikuar.
Argëtimi është i sigurt, çdo ditë, gjatë gjithë verës, si një itinerar pushimesh që nuk mbarojnë kurrë…
Tring Summertime, 30 qershor – 31 gusht, ekskluzivisht në Tring.
Sepse pa Tring Summertime, vera nuk fillon vërtet…

